AAK-ja del kundër lejimit të martesave të së njëjtës gjini
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk përkrah ndryshimin e Kodit Civil, me anë të të cilit personat e së njëjtës gjini do të mund të martoheshin.
Shefi i grupit parlamentar, Besnik Tahiri deklaroi se ky vendim ka ardhur si shkak i kërkesave të shumta që i kanë marrë nga elektorati.
“Grupi parlamentar i AAK-së do te votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil, i cili përmban edhe pjesën sipas të cilës do të lejoheheshin martesat brenda së të njëjtës gjini. Si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kemi marrë nga elektorati ynë, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohshëm”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.
Kundër këtij ndryshimi është deklaruar edhe deputetja Duda Balje.
Ajo ka thënë se nuk del kundër fesë që i përket, principeve në të cilat jeton dhe as kundër vlerave familjare me të cilat është rritur./Shqip.com