A zgjaten këmbët gjatë shtatzënisë?
Publikuar:
(19.06.2022 14:56:52)
Në mesin e nënave të reja, ndjenja e të pasurit këmbë më të gjata dhe më të gjera se para shtatzënisë është mjaft e zakonshme
Tani, një studim nga Universiteti i Ajouas (SHBA) konfirmon se nuk është vetëm sugjerim.
Në fakt, shtatzënia mund të ndryshojë formën dhe madhësinë e këmbëve, madje në mënyrë të pakthyeshme, shkruan focus.it.
Studiuesit e verifikuan këtë duke matur gjymtyrët e poshtme të 49 grave, gjatë tremujorit të parë dhe pesë muaj pas lindjes.
Në 60-70 për qind të rasteve këmba ishte më e gjatë dhe më e gjerë.