Art Jetese

A të lë kafja pa gjumë? Zbuloni të vërtetat

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Kafeina është një prej këtyre faktorëve.

Të dhënat shkencore thonë se sasia ditore e kafeinës ka një rol të rëndësishëm në sasinë dhe cilësinë e gjumit të natës dhe në përgjumjen e beftë gjatë ditës.

Efektet e kafeinës në shkurtimin e periudhës së gjumit dhe përkeqësimin e cilësisë së tij janë të dokumentuara.

Për më tepër, kafeina e prish gjumin duke e nxitur njeriun të zgjohet disa herë brenda natës. Ndikimi i kafeinës tek gjumi varet jo vetëm në sasinë e kafeinës që merret në mbrëmje por edhe në sasinë që është marrë gjatë ditës.

Ndjeshmëria njerëzore ndaj kafeinës ndryshon në varësi të njeriut dhe faktorëve të tjerë siç është mosha.

Në fazat e para të gjumit, trupi dhe truri nisin të qetësohen. Frymëmarrja ngadalësohet, temperatura e trupit ulet.

Organizmi nis të rimëkëmbet në çdo qelizë.

Nëse trupi ka shumë kafeinë në sistem, e gjithë rimëkëmbja që duhet të ndodhë në fazat e gjumit është e vakët dhe e cunguar.

Tek disa njerëz ndodh e kundërta

Megjithatë, kafeina nuk ka të njëjtin ndikim tek të gjithë.

Konsumojeni kafenë me kujdes dhe mos harroni që prishja e cikleve të rëndësishme të gjumit shkakton probleme serioze me zemrën.

/Shqip.com