Lajme Botë

A po shpërbëhet Policia e Moralit në Iran?

Pas disa muajsh protesta në Iran, Policia e Moralit si duket po shpërbëhet

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit, Jafar Montazeri këtë e tha në një konferencë fetare.

“Morali i policisë nuk kishte të bënte fare me gjyqësorin dhe është mbyllur nga ku janë ngritur”, tha Montazeri.

Montazeri deklaroi një ditë më parë se Parlamenti dhe gjyqësori po punonin lidhur me atë se nëse ligji, që u kërkon grave të mbajnë hixhabin në publik, duhet të ndryshohet.

Por, krahas kësaj, edhe nëse Policia e Moralit shpërbëhet, kjo nuk do të thotë që ligji i vjetër i disa dekadave do të ndryshohet, raporton BBC.

Protestat e udhëhequra nga gratë, të quajtura “trazira” nga autoritetet, kanë përfshirë Iranin që kur Amini 22-vjeçare vdiq në paraburgim më 16 shtator, tre ditë pas arrestimit të saj nga policia morale në Teheran.

Vdekja e saj ishte katalizatori për trazirën, por gjithashtu pasuan pakënaqësitë rreth varfërisë, papunësisë, pabarazisë, padrejtësisë dhe korrupsionit.

Po të konfirmohet shpërbërja e Policisë së Moralit do të ishte një lëshim, por nuk ka garanci se do të ishte e mjaftueshme të ndaleshin protestat të cilat kanë parë demonstruesit të djegin mbulesat e kokës.

Irani ka pasur forma të ndryshme të “policisë së moralit” që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, por versioni i fundit – i njohur formalisht si Gasht-e Ershad – është aktualisht agjencia kryesore e ngarkuar me zbatimin e kodit islamik të sjelljes së Iranit.

Ato filluan patrullat e tyre në vitin 2006 për të zbatuar kodin e veshjes që kërkon gjithashtu që gratë të veshin rroba të gjata dhe të ndalojnë pantallonat e shkurtra, xhinset e grisur dhe rroba të tjera që konsiderohen jomodeste.

/Shqip.com