Rozë

A po ndodhë rikthimi- pas varëses e ka radhën xhaketa të “çmendë” rrjetin

Bora Zemani, Donald dhe Romeo Veshaj

Varësja që i ka dhuruar Donald Veshaj ish të dashurës së tij, Bora Zemanit ka bërë bujë të madhe në media.

E gjithë kjo pasi ajo varëse është kthyer mbrapa te pronari i saj, pasi ai është lidhur më këngëtaren, Beatrix Ramosaj brenda në Big Brother.

Mirëpo tashme duket se sërish vëllezërit Veshaj godasin. Pas varëses radhën e ka xhaketa.

Lexo edhe:
Aleksia nga spitali: Romeon e dua me gjithë forcën që kam në zemër

Nje xhaketë të cilën e ka patur Romeo sezonin e kaluar, të cilën ia kemi parë edhe gjatë emisionit “Shiko kush luan” kur ka qenë i ftuar, por tashmë të njëjtën xhaketë e mban Jonida Maliqi, e cila ka qenë ish e dashura e Romeos.

Mesa duket nga Romeo, xhaketa ka kaluar te Jonida ose ata kanë blerë të dy të njëjtën.

Edhe pse Romeo bëri kohë që është ndarë nga këngëtarja, Jonida Maliqi, kjo mund të tregojë edhe një rikthim mes tyre.

Dilemat shtohen më shumë pasi që ditë më parë në media ka qarkulluar lajmi se Romeo është ndarë nga Aleksia Peleshi.

Kjo është bërë e ditur para disa ditësh, derisa fansat e vërejtën edhe se dyshja kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale./SHQIP.com