Rozë

Aleksia nga spitali: Romeon e dua me gjithë forcën që kam në zemër

Aleksia Peleshi

Aleksia Peleshi dhe Romeo Veshaj si duket i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Kjo është bërë e ditur para disa ditësh, derisa fansat e vërejtën edhe se dyshja kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, përcjell Shqip.com.

Ndërkaq, ditën e djeshme (e mërkurë) në rrjet qarkulluan fotografi të bukuroshes në spital, derisa u aludua se kjo është për shkak të ndarjes.

Aleksia Peleshi

Në një postim në rrjetin social Instagram, Aleksia ka bërë të ditur se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka pasur një operacion

“Unë jam mirë, operacioni shkoi mirë. Mos u shqetësoni, ju falenderoj shumë. Jeni shumë të mirë, disa prej jush ama janë shumë të çuditshëm. Më kanë ardhur mesazhe të tipit: a je në spital prej puntatës së djeshme të ‘Big Brother’?! Por jo, unë e ndoqa me shumë kënaqësi atë puntatë, ishte shumë e bukur, ishte funny, ishte shumë emocionuese, kështu që rrini të qetë, nga zemra jam shumë mirë , jam për MashaAllah, por çfarë t’i bëj ndonjë tëmthi a veshke”, u shpreh ajo.

Tutje Peleshi shtoi: “”E vërteta është se Romeon e dua shumë, shumë është pak të thuhet, e dua me gjithë forcën që kam në zemër për të dashur një person. Kur bëj ato lutjet e mia, nuk harroj kurrë që ta falenderoj Zotin që e ka sjellë në jetën time”.

Ajo është shprehur se Romeo i kujton shumë babain e saj, për të cilin thotë se është një njeri shumë i rrallë./SHQIP.com