Lajme

A po e përgatit Putini popullin rus për humbje në Ukrainë?

Presidenti rus, Vladimir Putin Credit:Sputnik via AP

Presidenti rus, Vladimir Putin duket se po përgatit justifikime në rast se pushtimi rus i Ukrainës ngec ose trupat e tij mposhten. Kështu ka thënë një ish-oficer i CIA-s për CNN.

Në deklaratat e fundit për gazetarët, Putin tha se forcat ruse në shtetin ukrainas po luftojnë me armë inferiore dhe se vendi po rrit urgjentisht prodhimin e armëve moderne për trupat e vijës së parë.

Të martën, ai u tha në mënyrë specifike blogerëve ushtarakë rusë dhe korrespondentëve të luftës së medias shtetërore se forcave ruse u mungonin municionet me precizitet të lartë dhe dronët sulmues.

Me këtë Putin bëri një ndryshim të papritur, sepse më parë mburrej me epërsinë e arsenalit rus.

Stephen Hall, ish-zyrtar i lartë i CIA-s, tha se lideri rus dukej se po përpiqej qëllimisht të ulë pritshmëritë për një fitore në Ukrainë.

Pyetja me të vërtetë magjepsëse për mua është pse Vladimir Putin po e shikon këtë dhe për ta kuptuar këtë. Ne duhet të shikojmë nëpër histori. Ka pasur kaq shumë liderë rus që, pas një lufte të dështuar, nuk qëndruan në pushtet”, tha ai.

/Shqip.com