Rozë

A kishte diçka më shumë mes Kiarës dhe Luizit?, tregon moderatorja

Pas daljes për herë të dytë nga shtëpia e “Big Brother”, Kiara Tito ka dhënë edhe njëhërë  intervistën e saj për emisionin Fan Club.

Ajo ka sqaruar shumë gjëra, propozimin e papritur, raportin me Efin dhe komentet e opinionistëve.

Mirëpo, nuk u la pa përmendur një çështje që është komentuar shumë nga publiku, moderatorja u pyet nëse ka kryer marrëdhënie nën jorgan me Luizin.

Ajo tha se  diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë, por sa herë janë mbuluar vetëm janë puthur.

Në emision, Kiara ka folur pas propozimit për martesë mbrëmjen e djeshme nga partneri i saj Luiz Ejlli.

Ajo tregoi se kaloi natën më emocionuese në jetë dhe se nuk ishte penduar për asgjë.

“Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar. Sepse nga momenti kur mendova ndarjen, kaluam në një propozim martese. Ju them që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm. Megjithatë, them që ishte një dalje perfektë. Nuk pendohem për asgjë. Unë i kam fituar të gjitha ato që doja të fitoja”, tha moderatorja.

/Shqip.com