Rozë

A do të jetë kënga e re e Flori Mumajesit një rikrijim i një kënge tjetër?

Si duket Flori Mumajesi po i rikthehet muzikës.

Kënga e tij e fundit ishte bashkëpunimi me Anxhelinën ku të dytë kënduan dy këngë së bashku të titulluara “Anash” dhe “Doja”.

E tani duket se Flori do të vijë me një këngë, por jo të re.

Së fundmi ai ka ndarë një video në llogarinë e tij në Instagram teksa këndon një nga këngët më të famshme të Alban Skenderaj, “Je ti”.

Kënga është publikuar në mars të vitit 2014 dhe është një nga këngët e Albanit që akoma dëgjohet shumë.

Flori ka ndarë një pjesë të versionit të tij në Instagram, shoqëruar nga videoklipi i Albanit.

Në të ai shkruan: “Më duket mua apo zë i pam? Fytyrë e dëgjuar ky?”

Këtij postimi Albani i është përgjigjur, duke ripostuar InstaStory-n dhe duke shkruar: “Zë i papam, fytyra çka!”, ndërsa i bën thirrje të gjithëve që t’i bëjnë “presion” Florit ta publikojë të gjithë këngën. /SHQIP.com