Rozë

A do ta shohim Balinën sërish në rolin e opinionistes?

Balina Bodinaku ka treguar sërish për eksperiencën e saj në edicionin e parë të Big Brother VIP dhe se si ajo e ka parë edicionin e dytë me një sy tjetër jo si opinioniste.

Balina ka treguar se e kishte marrë ftesën si opinioniste e Big Brother VIP 2, por pati arsye pse nuk pranoi.

Megjithatë e pyetur nëse do të kishte dëshirë Balina që të ishte pjesë e edicionit të tretë, Balina nuk e mohoi dhe e la të hapur mundësinë.

“Është edhe shumë i vështirë në njëfarë mënyre edhe i ezauruar, në kuptimin si eksperiencë nga ana ime, padiskutim do të ishte shumë më e lehtë pas herës së parë. Nuk e di por unë gjithmonë mendimet ia kam lënë momentit nuk ka pse të mendoj për to para kohe”, tha ajo.

/Shqip.com