Osmani për Forumin Diplomatik: Mundësi e shkëlqyer për të diskutuar me homologët nga mbarë bota

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Forumi Diplomatik i Antalisë, ishte një mundësi e shkëlqyer për të takuar dhe diskutuar me homolog nga mbarë bota.
Osmani përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar, Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe ministrin, Mevlüt Çavuşoğlu, për mikëpritjen e delegacionit nga Kosova.
“Në frymë të kësaj, në panelin e liderëve, së bashku me Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, fola për rëndësinë e bashkëpunimit global dhe rajonal për paqen dhe prosperitetin në interes të qytetarëve”, ka shkruar Osmani.
Ajo gjithashtu ka thënë se në kuadër të ADF2022 është takuar me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, anëtarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Sefik Dzaferoviq dhe kryeministrin e nominuar të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet në rajon, rëndësinë e përshpejtimit të rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian si dhe intensifikimin e bashkëpunimit rajonal për tejkalimin e sfidave dhe barrierave me të cilat përballemi.
“Po përgjatë këtyre dy ditëve, takuam edhe Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo, Kryeministrin e Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh, Ministren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Singaporit, Sim Ann, Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmidt, Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Shteteve Turkfolëse, Baghdad Amreyev, me deputetin e Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyu, si dhe disa përfaqësues të shteteve jo njohëse”, ka shkruar ajo.
Vjosa Osmani, së bashku me Zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla-Schëarz, në të gjitha takimet kanë potencuam qëndrimin e Republikës së Kosovës në raport me zhvillimet rajonale dhe globale./Shqip.com