Zyrtari i Këshillit të Evropës përgënjeshtron Bislimin: Nuk e ka përshkruar saktë qëndrimin tim për aplikimin e mundshëm në KE

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, ka përgenjështruar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi duke thënë se s’ka interpretuar korrekt qëndrimin e tij rreth aplikimit të mundshëm në KE.
Berge ka replikuar në shkrimin e Bislimit, duke thënë se është përshkrim i gabuar.
“Me keqardhje, ky s’ka qenë përshkrimi korrekt i asaj që kam deklaruar në takim sa i përket aplikimit të mundshëm në Këshill të Evropës”, ka shkruar Berge Twitter.
This is regrettably not a correct description of what I stated in the meeting in regard to a possible application to the CoE. https://t.co/2RQ3vHIXfV
— Bjørn Berge (@DSGBjornBerge) March 10, 2022
Bislimi kishte shkruar se Berge ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për aplikim për pranim në Këshill të Evropës.
“I kënaqur që takova Bjorn Bergen gjatë qëndrimit në Strasbourg, që mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për pranim në Këshill të Evropës. Diskutimi jonë u fokusua edhe në vënien në pah të progresit të Kosovës, reformat dhe harmonizimi me vlerat evropiane dhe politikat e jashtme”, ka thënë Bislimi në Twitter./Shqip.com
Pleasure to meet @DSGBjornBerge during my stay in Strasbourg, who welcomed Kosovo’s initiative on the application for membership on @coe. Our discussion was also focused in emphasizing the commended 🇽🇰 progress, reforms and alignment with European values & foreign policies. pic.twitter.com/hBIukyKdot
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) March 9, 2022