Gjilani po triumfon pas 45 minutave lojë
Publikuar:
(10.03.2022 13:52:12)

Gjilani është duke triumfuar në derbin e Anamoravës – pas 45 minutave lojë.
Golin e vetëm në pjesën e parë – e realizoi Shend Kelmendi.
Kur po zhvillohej minuta e 28-të – pas një gabimi në mbrotjen e “skiferave” , Kelmendi me plot klas kaloi Balden dhe Cuculin dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Ky ishte realizimi i katërt për të – në këtë sezon.

Në anën tjetër, Drita nuk arriti që të barazojë rezultatin dhe shkuan në pushimin ndërmjet pjesëve në disavantazh.
Me këtë rezultat “skifterat” gjenden në krye të Superligës – me 49 pikë të grumbulluara.
Teksa, Drita gjendet në vendin e tretë – me 41 pikë. /Shqip.com