Mbreti i ri i Madridit

Një tregolësh i tij – bëri që “Santagio Bernabeu” të shpërthente në festë.
Natë magjike – në ndeshjen jubilare të 500-të me galaktikët.
Karim Benzema – jo vetëm që e dërgoi në shtëpi Leo Messin me shokë – por hyri edhe në librat e historisë.
Sulmuesi francez ne 34 vjetë ( e 80 ditë) – është futbollisti më i vjetër që ka shënuar tregolësh në historinë e Championsit.
/origin-imgresizer.eurosport.com/2021/12/01/3264211-66801488-2560-1440.jpg)
Këtë rekord – paraprakisht e mbante bashkombasi i tij, Olivier Giroud.
Numri total i Benzemas në kompeticion tani është 76 gola, duke e vendosur atë të katërtin në listën e të gjitha kohërave pas Ronaldos, Messit dhe Robert Lewandowskit.
Por, kjo nuk është e gjitha.
Numri 9 i mbretërve – ia doli ta thyej rekordin e Alfredo Di Stefanos, i cili shënoi 308 gola me “los blancos”.
Benzema – tashmë është realizator i tetë golave – në këtë sezon të Ligës së Kampionëve – në vetëm shtatë ndeshje të zhvilluara.
Teksa – në La Liga ka qenë akoma më i zjarrtë.

20 gola të shënuara në 24 ndeshje të zhvilluara e bëjnë atë golashënuesin më të mirë në elitën e futbollit spanjoll. Ai po ashtu ka regjistruar edhe dhjetë asistime. /Shqip.com