Luke Shaw i hapur për vazhdimin e kontratës

Kontrata i skadon në vitin 2023. Por, dëshira për të vazhduar edhe më gjatë duket që është e dyanshme.
Luke Shaw – dëshiron që në të ardhmen të vazhdojë qëndrimin në “Tetarin e Ëndrrave”.
Teksa, “The Guardian” shkruan se “ Shaë është i hapur për të nënshkruar një marrëveshje të re me Manchester United , megjithëse 26-vjeçar anglez ende nuk ka vendosur përfundimisht të ardhmen e tij afatgjate”.

Shaë ka qenë i pazëvendësueshëm në sezonet e fundit.
Kurse, në këtë kampionat ai ka zhvilluar 19-të ndeshje në Premierligë, kurse ka regjistruar edhe tri asistime.
Përkundër faktit që në të njëtën pozitë – luan edhe Alex Telles, Shaëë mbetet startues i rregullt.

Vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarket” konsiderohet të jetë 44 milionë euro.
Sa i përket formës ekipore, United gjendet në vendin e pestë – në tabelë – me 47 pikë të grumbulluara. 22 më pak se Manchester City – që është lider. /Shqip.com