Bashkimi prezanton motrën e tij

Bashkim Sahiti është djali nga Mitrovica, i cili ka qenë pjesë e Përputhen 3.
Ai gjatë kohës në emision është diskutuar për lidhjen që kishte me Alvisa Qarrin.
Raporti i tyre nuk zgjati shumë pasi ata u ndanë pas disa javë.
Së fundmi Bashkimi ka hapur një pyetësor në instagram ku iu adresuan pyetje të shumta nga ndjekësit.
Pyetjet ishin të shumta e disa prej tyre edhe mjaft pikante, ku nuk munguan përgjigjet epike të Bashkimit.
Ai po ashtu u pyet për motrën e tij duke ndarë edhe një foto nga vegjëlia.

“Ni foto me motër kurrë nuk e kemi pa”, shkruan dikush nga ndjekësit.
“Nfakt nuk pëlqen mi postu familjaret e lëre më motrën që e kam pik dobët po ia një foto kur kemi qenë fëmijë”, është përgjigjur Bashkimi.
Ndryshe, Bashkimi dhe Alvisa i kanë dhënë fund lidhjes./SHQIP.com