Lajme

Qeveria e Kosovës miraton anëtarët e bordit të OSHP-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për propozimin e anëtarëve të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar nga kabineti miratimin e listës së propozuar.

Ka deklaruar se komisioni përzgjedhës nuk ka qenë i kënaqur me kandidatët të cilët kanë aplikuar dhe i ka rekomanduar Qeverisë që të vendos për emrat e tyre. 

“Çfarë duhet theksuar është që komisioni ka qenë tejet i pakënaqur me kandidatët që kanë aplikuar qoftë me përvojën qoftë edhe të profesionalizimit të tyre dhe komisioni i ka rekomanduar Qeverisë që të ushtrojë disrekcionin në përzgjedhjen e kandidatëve. Dhe rekomandimi i komisionit përzgjedhës është pranuar”, ka thënë Kurti.

Listën e kandidatëve me këtë përbërje. Nita-Bejta, Milot Spahiu, Arbnor Tmava, ,Faruk Rexhaj, Bujar Lushaku, Batisha Ibrahimi, Dafina Gashi, Vjosa Mexhuani dhe Kimete Gashi, Vedat Petërqoj.

Gjithashtu, Qeveria ka proceduar emrat edhe të anëtarëve të Komisionit Kosovar të Konkurrencës (AKK). Hekuran Nikqi është rekomanduar për kryetar të AKK-së, ndërsa për anëtarë janë propozuar Kaltrina Sela, Shpend Miftaraj, Besim Stublla dhe Nafije Osdautaj. /Shqip.com