Polonia gati t’i vendosë të gjithë avionët e saj MiG-29 në bazën ajrore amerikane në Gjermani
Publikuar:
(08.03.2022 20:32:52)

Ministria e Jashtme e Polonisë ka lëshuar një deklaratë të martën se ishte gati të vendoste – menjëherë dhe pa pagesë – të gjithë avionët e tyre luftarakë MiG-29 në bazën ajrore Rammstein të Forcave Ajrore të SHBA-së në Gjermani dhe t’i vendoste në dispozicion të Uashingtonit për t’ia ofruar Ukrainës.
“Në të njëjtën kohë, Polonia kërkon nga Shtetet e Bashkuara të na ofrojnë avionë të përdorur me aftësi operacionale përkatëse. Polonia është e gatshme të vendosë menjëherë kushtet e blerjes së avionëve”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Polonisë.
Qeveria polake gjithashtu në deklaratë u bëri thirrje “aleatëve të tjerë të NATO-s – pronarë të avionëve MIG-29 – të veprojnë në të njëjtën mënyrë”.