Burns arrin në Pekin si ambasador i ri i SHBA-së

Ambasadori i ri, Nicholas Burns ka shkelur tokën kineze.
Puna e tij si ambasador në Kinë do të jetë e vështirë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina nuk i kanë marrëdhëniet e mira.
SHBA-ja ka kritikuar Kinën disa herë në lidhje me çështjen e Tajvanit pastaj për çështjen e tregtisë si dhe ka akuzuar se po shkel të drejtat e njeriut.
Kurse ngjarjet në Ukrainë i shtohen listës së mospajtimeve ndërmjet këtyre dy superfuqive.
Burns ka arritur të premten së bashku me gruan e tij dhe me një grup të diplomatëve amerikanë të cilët së bashku me familjet e tyre do t’i nënshtrohen izolimit shkaku i masave anti-Covid.
Ai është takuar me stafin e ambasadës nëpërmjet platformës online.
Burns është një diplomat karriere i cili ka shërbyer edhe si këshilltar për politikën e jashtme për Presidentin e Amerikës, Joe Biden gjatë fushtatës elektorale.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina konsiderohen si rival gjeopolitik përkatësisht ata tentojnë të shtrijnë ndikimin e tyre në Azi.
Administrata Biden vazhdon t’i forcojë marrëdhëniet e saj me shtetin e Tajvanit i cili shtet nuk njihet nga Kina. Pastaj ka ruajtur tarifat të cilat u janë vendosur mallrave kineze në kohën e ish-presidentit, Donlad Trump.
Kina është e irrituar pasi diplomatët amerikanë kishin bojkotuar lojërat dimërore në Pekin për shkak se ata konsiderojnë se po shkeleshin të drejtat e minoriteteve sidomos të minoritetit ujgur.
Kina vazhdon të mos e dënojë agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës ngase ata fajësojnë SHBA-në se e ka krijuar këtë konflikt ngase asnjëherë nuk kanë dashur që të dëgjojnë për shqetësimet e Moskës. /Shqip.com