Rozë Ndërkombëtar

Kim Kardashian divorcohet nga Kanye West

Kim Kardashian dhe Kayne West

Kim Kardashian është zyrtarisht beqare.

Kërkesa e yllit të “Keeping Up with the Kardashians” për t’u shpallur beqare mes divorcit të saj nga Kanye West u pranua ditën e djeshme (e mërkurë), sipas raportimeve të tabloideve ndërkombëtare.

Kardashian e parashtroi kërkesën gati tre muaj më parë.

Ish-burri i saj, Kanye West kundërshtoi kërkesën. West, i cili është parë në Miami këtë javë, nuk ishte i pranishëm, thanë disa media.

Në dokumentet ligjore, Kardashian është shprehur se komentet publike të reperit për divorcin e tyre kanë shkaktuar shqetësim emocional.

“I kam kërkuar Kanye që ta mbajë divorcin tonë privat, por ai nuk e ka bërë këtë. Kanye ka dhënë shumë dezinformata në lidhje me familjen tonë private. Divorci dhe bashkëprindërimi në mediat sociale që ka krijuar shqetësim emocional.”, thuhet në dokumente.

Ish-çifti, të cilët kanë katër fëmijë bashkë, ishin të martuar për 7 vite./SHQIP.com