Lajme

Sekretari britanik: Është vështirë të pushtohet Ukraina me 44 milionë banorë

Foto:Reuters

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace ka deklaruar se Rusia është në telashe të mëdha ngase nuk është duke arritur që t’i pushtojë qytetet e Ukrainës.

Sipas tij, ushtria ukrainase si dhe civilët janë duke zmbrapsur sulmet ruse.

Ai thotë se doktrina ushtarake ruse për rrethimin e zonave urbane pastaj bombardimin e tyre me shpresë se në këtë mënyrë thyhet rezistenca e tyre nuk do të ketë sukses.

Sipas tij, okupimi i Ukrainës do të jetë i vështirë për dy arsye raporton BBC.

“Territori i madh i Ukrainës dhe popullsia e saj prej 44 milionë banorëve do të jetë vështirësia më e madhe për okupatorin rus.  Dhe për këtë shkak fillojnë edhe të shfaqen pasojat dhe këtu kemi shembuj siç është Çeçenia, Afganistani si dhe Iraku. Jeni duke pushtuar një shtet i cili ka 44 milionë banorë i cili nuk të dëshiron”, ka thënë ai. /Shqip.com