Lajme Botë

PSD konsideron se bujqit nuk po mbështeten nga Qeveria pas rritjes së çmimeve

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion para Ministrisë së Bujqësisë duke vendosur një “plug” si shenjë protestë ndaj Qeverisë së Kosovës ngase ata konsiderojnë se bujqit nuk janë duke u mbështetur pas rritjes së çmimeve.

Frashër Krasniqi nga PSD-ë deklaron se Qeveria e Kosovës duhet t’i ndihmojë bujqit të cilët do të kenë të vështirë t’i mbjellin arat e tyre shkaku i rritjes së çmimeve në disa produkte.

“E kemi sjell sot këtë plug për me i tregu Qeverisë se bujqit e këtij vendi nuk po kanë llogari me mbjellën tokën në Kosovë. Në kohë të krizave qeveritë janë për me lehtësu krizën. Sot po na vjen një krizë e re”

“Në vendin tonë kostoja për me mbjell një hektar grurë është rritur  dhe tash është bërë 97.8 përqind më e shtrenjtë. Fara për një hektarë grurë prej 132 euro është rritur në 156 euro. Plehu nga 112 euro në 288 euro. Nafta nga 60 euro në 75 euro. Tashmë për bujqit tanë është krizë tashmë rrezikohemi për mosmbjellje të grurit”, ka thënë ai.

Krasniqi i ka propozuar Qeverisë së Kosovës që të punojë në zbatimin e tri masave të cilat do të ndikonin pozitivisht në punën e bujqve. “Heqja e akcizës  dhe TVSH-së në naftë për bujqit është urgjente, subvencionimi i 25 përqind të çmimit të plehut dhe rritja e subvencioneve në bujqësi për 25 përqind.  Është momenti i fundit me intervenu sepse në vjeshtë mundemi me pas krizë të madhe”, ka shtuar ai. /Shqip.com