Lajme

Kurti takohet me Varhelyi, flasin për financimin e projekteve për energji dhe infrastrukturë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Komisioneri Evropian, Oliver Varhelyi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar për financimin e projekteve për energji dhe infrastrukturë.

Këto diskutime, Kurti, i ka zhvilluar me Komisionerin Evropian, Oliver Varhelyi, në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Theksova gjithashtu se duke pasur parasysh situatën aktuale të sigurisë, kurrë nuk ka qenë më e qartë që të angazhohet Kosova si në nivel ndërkombëtar ashtu edhe në atë të BE-së”, ka shkruar Kurti në Twitter.

I pranishëm në këtë takim nga delegacioni i Kosovës, ishte edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati./Shqip.com