Art Jetese

Tri shenjat e horoskopit dinamike me plane gjatë muajit gusht

Horoskopi,

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Puna: Planet po ju ecin mirë. Nuk ndjeni aspak lodhje, pengesat pothuajse nuk ekzistojnë, ndërsa optimizmi sa vjen e rritet dita ditës, posaçërisht në gjysmën e dytë të këtij muaji. Ju duket sikur jeni në gjendje ta zgjidhni secilin problem që ju rrethon. Ngjarje të rëndësishme mund të ndodhin brenda datave 20-23 korrik. Rreth këtyre datave propozohet kujdesi i mundshëm ndaj buxhetit. Të hollat ju vijnë në intervale të rregullta kohore por jo në shumën e pritur.

Dashuria: Në dashuri ju qëndron periudhë interesante. Disa personave me këtë shenjë iu ndihmon kjo periudhë, në shërimin e plagëve të mëhershme. Por, përveç perveë së kalimit të mrekullueshëm të kohës, ky muaj nuk ofron diçka më shumë. Duhet t’i kushtoni rëndësi takimeve që do ndodhin e sidomos rreth 10 korrikut, por sidoqoftë mos u sforconi. Do të keni konflikte të mundshme, por nuk ka nevojë për panik. Këto keqkuptime dhe konfrontime ndodhin sidomos me anëtarët e familjes.

Shëndeti: Do të hasni probleme me këmbët gjatë javës së dytë të korrikut. Shkoni në kontrollë tek mjeku në javën e fundit të muajit nëse keni probleme me zemrën.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Puna: Do të habiteni se si gjërat do t’ju shkojnë lehtë në anën e biznesit gjatë javës së dytë të gushtit, por keni kujdes, mos bëni plane afatgjata. Personat nën këtë shenjë nuk janë shumë aktivë dhe nuk e preferojnë shumë lodhjen dhe dinamikën e tepërt.

Dashuria: Në planin emotiv, personat që janë të martuar gjithçka iu shkon ashtu siç duhet, ndërsa për ata që nuk janë ende në lidhje, padyshim që iu buzëqesh fati, por mos prisni edhe shumë. Personi nën shenjën e peshqve i cili ju ka përfituar që në shikim të parë, e keni vlerësuar gabimisht. Gjatë këtij muaji do të jeni veçanërisht të ndjeshëm ndaj bukurisë dhe sharmit të një personi nën shenjën e virgjëreshës.

Shëndeti: Do të jeni të ndjeshëm, ndoshta ka mundësi të jeni alergjikë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Punoni me zell të plotë për t’i arritur dëshirat dhe për më tepër keni mirëkuptim dhe mbështetjen bujare të miqve. Deri në javën e parë të korrikut, nuk do të shkojë çdo gjë si duhet, mirëpo vazhdimi i muajit do ju garantojë sukses dhe disponim të mirë. Do të keni mosmarrëveshje lidhur me investimet e përbashkëta me një person nën shenjën e bricjapit.

Dashuria: Do të jetë një muaj i furishëm kur është në pyetje dashuria. Meshkujt nën këtë shenjë, do të kenë takime dashurie me shenjën e peshqve gjatë javës së dytë të gushtit, ndërsa femrat me këtë shenjë nuk duhet të humbasin ahengun e një ditëlindjeje ku janë të ftuara. Është një periudhë për disa ndryshime dhe lëvizje në jetën tuaj. Periudhë e mirë për të ndryshuar pamjen tuaj, flokët si dhe mënyrëne veshjes, për më tepër edhe për ndonjë lloj diete nëse është e nevojshme. Në të njejtën kohë do të pranoni shumë thirrje dhe ftesa për ahengje të ndryshme dhe nuk do të dini se ku të shkoni përpara.

Shëndeti: Keni kujdes ndaj alergjive. Probleme të mundshme me stomakun gjatë mesit të muajit./SHQIP.com