Oda e Infermierëve mbështetë marshin e organizuar nga Sindikata e Infermierëve kundër projektligjit të ri të pagave
Publikuar:
(21.02.2022 14:59:13)

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor ka dalë në mbështetje të marshit i cili do të mbahet më 1 mars i organizuar nga Sindikata e Infermierëve për të kundërshtuar projektligjin e ri të pagave.
OIEK kërkon që infermierët, mamitë dhe profesionistët e tjerë shëndetësor të mos diskriminohen në Ligjin për Paga.
“OIK ka shprehur gatishmërinë për t’a kundërshtuar diskriminimin e komunitetit infermieror përmes Ligjit të Pagave, duke mos ranguar infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në pozicionin meritor”, thuhet në njoftimin e OIK.

Gjithashtu, theksojnë se marshi do të jetë një protestë që sipas OIK do të adresohet ndërgjegjësimi i opinionit lidhur me diskriminimin në koeficientë të pagave./Shqip.com