Eurodeputetja franceze konsideron se kishat në Kosovë janë në rrezik

Deputetja franceze në Parlamentin Evropian, Dominique Bilde, është duke kërkuar mocion për një rezolutë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë ngase sipas saj manastiret serbe janë në rrezik nga “shkatërrimi”.
Ajo ka vazhduar me komentet politike duke e quajtur skandaloz vendimin për ndalimin e referendumit serb në Kosovë, në janar të këtij viti.
Bide ka shkruar në Twiter se pozicioni i serbëve në Kosovë është duke u përkeqësuar.
“Fati i serbëve të Kosovës po përkeqësohet dita-ditës! Mocioni im për një rezolutë për manastiret serbe të klasifikuara si “në rrezik” nga UNESCO. Skandaloz është edhe refuzimi i hapjes së qendrave të votimit për referendumin e janarit!”, ka thënë ajo.
Qeveria e Kosovës nuk e ka lejuar mbajtjen e referendumit serb në Kosovë me 16 janar. Si zgjidhje ishte ofruar që votimi të bëhet përmes postës dhe në zyrën ndërlidhëse, gjë që është refuzuar nga shteti fqinj./Shqip.com