“King” James – thyen edhe një rekord

Është 37 vjeçar, por mosha nuk po ndalon dot së dhuruari shfaqje në parket.
LeBron James është futur edhe një herë në librin e rekordeve të NBA.
Ylli i Lakers – ka kaluar basketbollistin Kareem Abdul-Jabbar për së shumti pikë të shënuara – në histori të NBA.
Të shtunën, pas ndeshjes ndaj Golden State Warriors, ai u bë koshashënuesi më i mirë, gjatë sezonit të rregullt, raporton CNN, përcjell SHQIP.com.
Shtatëgjatit i nevojiteshin 19 pikë para ndeshjes për ta kaluar Jabbarin, i cili kishte 44,140 pikë të kombinuara – 38387 në sezonin e rregullt dhe 5762 në “playoff”.
James shënoi pikën e tij të 44150-të kur shënoi një 3-pikësh në çerekun e tretë të ndeshjes ku Lakers humbën 117-115.
Katër herë kampioni i kësaj Lige e përfundoi ndeshjen e së shtunës me 26 pikë, 15 kërcime dhe 8 asistime.
James ka shënuar më së shumti pikë në “playoff” në histori të Ligës me 7631 gjithsej, gati 2000 pikë më shumë se Abdul-Jabbari.
Ai është autor i 44,157 pikë të kombinuara.
Gjatë karriërës së gjatë të tij, tash në sezonin e 19-të, James ka luajtur ndeshje të “playoff” më shumë se çdo lojtar tjetër. /Shqip.com