“Gardiani” i Kosovës i rilindur në Superligën turke

Elita e futbollit turk – duket që është vendi i rilindjes për të.
“Gardianit” të Përfaqësues së Kosovës i është rikthyer përsëri buzëqeshja në fytyrë.
Arianit Muric e ka gjetur formën e tij të vjetër.
Shtatëgjati po kalon momente të jashtëzakonshme me Adana Demirspor.
Pasi mungoi javën e kaluar – kundër Alanyaspor – për shkak të një lëndimi, ai u rikthye sonte në fushën e gjelbër – në derbin kundër Besiktasit.
Ani pse ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, Muric pati një ndeshje fenomenale – me disa pritje në momente thuajse vendimtare.
Ai u vlerësua me notën 7.4, e cila ishte ndër më të lartat në këtë takim.
Në këtë sezon – ai ka zhvilluar gjithsej 20 ndeshje në Superligën e Turqisë, teksa ka pranuar 19-të gola.
Teksa, e ka mbajtur portën e paprekur në gjashtë takime.
Sa i përket formës ekipore, Adana Demirspor gjendet në vendin e tretë në tabelë, me 41 të grumbulluara. 19-të më pak se Trabzonspor që është lider. /Shqip.com