Hoxhaj për rizgjedhjen e Steimeier: Kosova është me fat që ka miq të tillë në Gjermani
Publikuar:
(13.02.2022 17:32:04)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka uruar rizgjedhjen e Frank Ëalter Steinmeier si President i Gjermanisë.
Hoxhaj me një postim në Facebook ka treguar se sa ishte ministër i jashtë ka pasur bashkëpunim me Steinmeier.
“Them me shumë bindje që Kosova është me fat që ka miq të tillë si Steinmeier në Gjermani. Mirënjohës ndaj tij dhe vendit të tij për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës për të themeluar një shtet demokratik”, ka thënë Hoxhaj./Shqip.com
Frank Walter Steinmeier u zgjodh për një mandat të dytë si president i Gjermanisë.
Presidenti aktual fitoi 77% Asamblenë Federale në Berlin.
Atë e propozuan për mandatin e ri partitë qeveritare SPD, të Gjelbrit dhe FDP, si dhe opozita CDU/CSU.