Koha kur La Liga – ishte “gjah” për “El Tigren”

“El Tigre” ishte nofka që – u fuste frikën në palcë qendërmbrojtësve në La Ligën spanjolle.
Por, një vendim i gabuar dhe një lëndim i papritur e ndryshoi skenarin e një historie të bukur.
Radamel Falcao García Zárate, njëherë e një kohë ishte sulmuesi që – çdo skuadër evropiane e dëshironte në zhveshtore, sepse ai ishte sinonim më i mirë i golit.
“Wanda Metroplitano” në vitin 2010 e mirëpriti sulmuesin kolumbian që deri më atëherë ishte pjesë e Portos, dhe për kartonin e tij Atletico Madrid pagoi hiç më pak se 40 milionë euro, që për kohën ishte një çmim astronomik.

Ani pse Falcao konsiderohej një futbollist me potencial të madh, paratë që u paguan për të nga shumë njohës të futbollit ishin të tepruara, dhe se ky transfer ishte një hiperbolë në vete.
Por, koha foli ndryshe.
Në ndeshjen e dytë të tij me “Los Colchoneros” ai e tundi rrjetën tri herë, duke shënuar hat-trick në një ndeshje kampionale ndaj Racing Santander.
Por, ky tregolësh nuk ishte zeniti i formës, por një fillim i mbarë fundi i së cilës dukej shumë i largët.
Teksa ditët kalonin dhe emri i tij peshonte çdoherë e më shumë në fushën e gjelbër, dalëngadalë tifozët madrilien po e krijonin një idol të ri në Wanda Metroplitano.

Real Madrid – dëshironte me çdo kusht që ta “rrëmbente” kolumbianin, por doli që ai kishte plane të tjera.
El Tigre e zgjodhi paranë dhe nuk mendoi shumë për pasionin, dhe kështu u transferua në Monacco, gjë që për shumë fansa të futbollit konsiderohet ende një “transferim shokues”.

Ekipi francez paguan plot 60 milionë euro. Gjërat në Monaco nuk shkuan më së mirë për të, pasi ndryshe nga lekët – fati tashmë ia kishte kthyer shpinën.
Në vitin 2014 ai pësoi dëmtim të ligamenteve, lëndim që e la atë jashtë fushave të gjelbra për një kohë të gjatë, dhe ia pamundësoi të luante në Kampionatin Botëror që atë vit u mbajt në Brazil.

Pas këtij lëndimi tigri kolumbian nuk ishte kurrë më i njëjti.
Për transferimin e tij në Monaco duket që penua pas dy viteve, por shte vonë, sepse dëmi veçse ishte bërë.
Ai e provoi edhe njëherë të rikthehej në nivelet më të larta të futbollit, duke shkuar huazim tek gjigandi anglez, Manchester United, ama gjërat aty nuk i shkuan as për shtati, dhe kjo aventurë e tij dëshpëruese mbaroi ende pa ia filluar mirë.
Numri 9 me gjasë pati shumë dëshirë që të luante përsëri në Premierligë, dhe vendosi të qëndronte përsëri aty, por tashmë tek Chelsea.

Në “Stamford Bridge” e ndjeku përsëri fati i keq, pasi e pësoi një lëndim serioz që e la përsëri gjatë jashtë fushave të gjelbra, dhe ia pamundësoi që të luante në Ligën e Kampionëve.
Kështu në sezonin pasur(2017-2018) ai u rikthyer përsëri në Monaco ku qëndroi deri në vitin 2019, ndërsa më pas u transferua në Turqi tek Galasataray – me të cilët i ndau rrugët para kohës,
Ai tashmë është pjesë e Rayo Vallecano – dhe ca copëza magjie i dhuroi, por lavdia e tij – i përket të së kaluarës./Shqip.com