Lajme

13 pacientë të prekur me COVID-19 janë në mjekim intensiv

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSUK) ka njoftuar se 197 pacientë të cilët janë të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme. 

135 prej tyre janë me oksigjeno-terapi kurse në mjekim intensiv janë 13 pacientë.   

Në klinikën infektive janë 66 pacientë, Mjekimi intensivi i Klinikës Infektive 11 pacientë, Klinika e Pediatrisë 9 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 20 pacientë. Sa i përket spitaleve në spitalin e Prizrenit janë duke u trajtuar 18 pacientë, në spitalin e Gjilanit 19 pacientë, në spitalin e Pejë 14 pacientë, Gjakovë 21 pacientë, Mitrovicë 10 pacientë dhe në Spitalin e Ferizajt 9 pacientë. \Shqip.com