Sule nga Bayern transferohet te Dortmund

Pasi refuzoi ta rinovojë kontratën me Bayern-in, Niklas Sule ka vendosur t’i bashkohet Borussia Dortmund-it, transmeton shqip.com.
Kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern-i e konfirmoi se qendërmbrojtësi do të largohet nga “Allianz Arena”, në qershor.
Kontrata e 26-vjeçarit mbaron në qershor të këtij viti, dhe ai do t’i bashkohet Dortmund-it me parametra zero.
Transferimin e Sule te skuadra e Marco Rose në stinorin e ardhshëm e ka konfirmuar vetë skuadra gjermane.
Me Dortmund-in qendërmbrojtësi ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.
Për shërbimet e gjermanit kanë qenë të interesuar edhe skuadra nga Anglia, si Chelsea dhe Newcastle United, por ai ka vendosur ta vazhdoj aventurën në Bundesliga.
Sule iu bashkua Bayern-it në vitin 2017 nga skuadra gjermane, Hoffenheim.
Ai ka bërë 159 paraqitje me skuadrën e Julia Nagelsmann në të gjitha garat.
26-vjeçari e ka ndihmuar skuadrën e Bayern-it të fitoj katër Bundesliga.
Sule po ashtu ka fituar dy Kupa të Gjermanisë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, si dhe Kupën e Botës për Klube.
Mbrojtësi është pjesë e Kombëtares Gjermane, ku ka bërë 37 paraqitje dhe ka arritur ta gjej rrjetën një herë.
Bayern-i, pas largimit të Sule kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Chelseas, Andreas Christensen.
Këtë stinor Bayern-i e kryeson Bundesligën gjermane me 52 pikë të grumbulluara derisa Dortmundi është në vendin e dytë./Shqip.com