Rrëzohet Qeveria e Malit të Zi

Parlamenti i Malit te Zi votoi me shumicë votash të premten rrëzimin e qeverisë së 42-të së Kryeministrit Zdravko Krivokapiq.
Mosbesimin e qeverisë e votuan 43 deputetë të opozitës dhe të grupit parlamentar “Bardhezi”, kurse 11 ishin kundër.
Në total votuan 54 deputetë, për mosbesim 43 deputetë, kundër mosbesimit 11 deputetë, kështu që Kuvendi i ka votuar mosbesimin Qeverisë së Malit të Zi.
Qeveria e Zdravko Krivokapiqit u rrëzua 14 muaj pas formimit. Ajo u zgjodh më 4 dhjetor 2020.
Zëvendëskryeministër i kësaj qeverie ka qenë Dritan Abazoviqi që synon krijimin e qeverisë së pakicës.
Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, Qeveria e Krivokapiqit do të vazhdojë të punojë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.
Votimi i mosbesimit i hap rrugë procesit të negociatave për formimin e Qeverisë së re./SHQIP.com