Lajme

Rekomandohet që të ndryshohet ora policore

Qyteti i Pejës

Komiteti për menaxhimin e pandemisë është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja.

Është rekomanduar heqja e maskës në ambientet e jashtme dhe përgjysmimi i orës policore.

Aty është rekomanduar që ora policore të rikthehet nga ora 00:00 deri në ora 05:00 dhe që maska të hiqet në ambientet e jashtme.

Ilustrim

Në këtë mbledhje janë duke marrë pjesë drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Shumë biznese kanë kundërshtuar masat ekzistuese me arsyetimin se masat po dëmtojnë ekonomitë e tyre. Poashtu kundërshtime ka pasur edhe për masat të cilat janë vendosur në kufi ku përveç 2 vaksinave për të hyrë në Kosovë duhet të realizohet edhe testi PCR./Shqip.com