Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Përpjekjet e Rusisë për dezinformim për gjendjen në Ukrainë, pjesë e modelit të vjetër
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri deklaroi se përpjekjet e Rusisë që të mbushin mjedisin mediatik me dezinformata për situatën në Ukrainë janë pjesë e një modeli të vjetër, përcjell Shqip.com.
Ndërkaq, Departamenti amerikan i Shtetit, ka shpërndarë pesë temat kryesore të dezinformimit në Rusi.
Sipas DASH-it, në përhapjen e lajmeve të rreme janë përfshirë edhe organet e ushtrisë si dhe inteligjencës ruse.
“Për shumë vjet, Rusia ka fabrikuar një grup të narracioneve të rreme, cilat ekosistemi i saj i dezinformimit dhe propagandës vazhdimisht i fut në mjedisin global të informimit”, thuhet ndër tjerash në deklaratën e Departamentit amerikan.
Tutje, ky Departament deklaron se shteti rus po i përhap këto përmes operacioneve në rrjete sociale, përdorim të mediumeve tëcilat janë të lidhura fshehtazi me shtetin.
Ndërkaq, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar të shtunën se “Republika e Kosovës qëndron me Ukrainën”.
Përmes një cicërime në Twitter, Osmani ka treguar se Kosova mbështet Ukrainën kështu duke qenë kundër trashëgimtares së Bashkimit Sovjetik — Rusisë.
Të njëjtin qëndrim e kanë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë e kishte konfirmuar sekretari i ShBA-së, Antony Blinken.
Ukraina ka qenë pjesë Bashkimit Sovjetik deri më 1991 kur edhe u shpërbë shteti në të cilin ndodhi Revolucioni i Kuq i Tetorit.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ukrainasit dhe rusët janë një popull, ndërsa liderët e shtetit të Ukrainës, sipas Putinit, po drejtojnë një projekt “anti-rus”.
Këto dy shtete kanë pasur konflikt edhe më herët./SHQIP.com