Presidentja Osmani: Kosova qëndron me Ukrainën
“Republika e Kosovës qëndron me Ukrainën”- kështu ka shkruar presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Përmes një cicërime në Twitter, Osmani ka treguar se Kosova mbështet Ukrainën kështu duke qenë kundër trashëgimtares së Bashkimit Sovjetik — Rusisë.
Të njëjtin qëndrim e kanë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë e kishte konfirmuar sekretari i ShBA-së, Antony Blinken.
The Republic of Kosovo stands with Ukraine.
🇽🇰🇺🇦#StandWithUkraine https://t.co/sNhSPqcIZF
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 22, 2022
Ukraina ka qenë pjesë Bashkimit Sovjetik deri më 1991 kur edhe u shpërbë shteti në të cilin ndodhi Revolucioni i Kuq i Tetorit.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ukrainasit dhe rusët janë një popull, ndërsa liderët e shtetit të Ukrainës, sipas Putinit, po drejtojnë një projekt “anti-rus”.
Këto dy shtete kanë pasur konflikt edhe më herët./Shqip.com
I #StandWithUkraine. @StateDept stands with Ukraine. The United States stands with Ukraine. https://t.co/7Vj0amAf22
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) January 22, 2022