Vdekje e dyshimtë në Prishtinë – policia nis hetimet
Publikuar:
(21.01.2022 09:56:10)

Një vdekje e dyshimtë raportohet se ka ndodhur të enjten e 20 janarit në Prishtinë.
Një grua ka raportuar në polici se ka gjetur të vdekur në shtëpinë e saj viktimën për të cilën ishte duke u kujdesur.
“Prishtinë, 20.01.2022 – 11:50. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktimën femër kosovare, për të cilën e njëjta ishte kujdesur”, thuhet në raportin e policisë.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.
Rasti në polici është hapur si “Hetim i vdekjes”./SHQIP.com