Kek me vanilje, çokollatë, banane dhe kikirikë

Përbërësit:
350 gr miell tipi 00
200 gr gjalp
200 gr sheqer
3 veze
100 gr çokollatë
2 banane
3 luge gjelle kakao
1 gote qumësht
1 gote kos
1 luge çaji sode buke ose 1 pluhur pjekës
1 bostinë vanilje
Fillimisht ndezim furrën ne 180 grade.
Lyejmë tavën ku do bëjmë kekun me gjalp dhe e sperkasim me miell.
1 filxhan çaji ujë i nxehte e përziejmë me 3 luge gjelle kakao dhe e lejmë te ftohet. Fillojmë përgatisim brumin e kekut.
Ndajmë bananet dhe i vendosim ne mikser.
Miksojmë bananet deri sa bëhen pure. Fillojmë shtojmë përbërësit e tjerë një nga një:
Sheqerin, vezët, qumështin, gjalpin e shkrire, sheqerin e vaniljes, pak kripe me maje gishtash dhe i përziejmë me mikser. Pasi janë përzier mire përbërësit shtojmë miellin. Dhe serish i përziejmë mire me mikser. Shtojmë në fund pluhurin pjekës ose nëse nuk keni mund te përdorni 1 lugë çaji sode buke. Tani do e ndajmë ne 2 pjese, një pjese do e bëjmë me kakao dhe pjesën tjetër me kikirik. Gjysmën e brumit e lejmë te ena e mikserit dhe gjysmën ne tas. Te tasi shtojmë kikirikët e grire dhe gjysmën e kosit. Te brumi tjetër shtojmë kosin e mbetur, çokollatën e grirë dhe kakaon qe përgatitem ne fillim, shkruan Living.

Hedhim në tavë gjysmën e brumit të verdhë, mbi të gjysmën e brumit kaf.
Kur keku është gati e fusim në furrë ne temp 180 gradë për 1 ore, por duke qenë se furrat janë të ndryshme bëni gjithmonë provën me kunj nëse nuk keni bere shpesh kek. Ne fund do përgatisim krem karamelin.
Ju duhen:
200 gr sheqer
50
Gr gjalp
3 lugë gjelle ujë
200 ml pana për ëmbëlsira
Shkrijmë sheqerin ne zjarr mesatar. Pasi është shkrire e heqim nga zjarri dhe shtojmë gjalpin. E përziejmë gjalpin me sheqerin deri sa nuk shohim me gjalp ne te (1-2 min). Hedhim pak nga pak panen për ëmbëlsira dhe e përziejmë.
Ne fund ia hedhim kekut sipër krem karamelin & disa kikirikë te grirë.