Haxhiu: Katër prokurorë të rinj do t’i shtohen Prokurorisë Speciale
Publikuar:
(28.07.2021 18:11:04)

“Prokurorisë Speciale, departamentit për krime lufte do t’i shtohen edhe katër prokurorë të rinj, gjashtë bashkëpunëtorë profesional dhe dy përkthyes”.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas rishikimit të buxhetit për vitin 2021, përcjell Shqip.com.
“Votimi në lexim të dytë i buxhetit, përveç tjerash do të fuqizojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ndër të tjera, Haxhiu ka theksuar se adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë Kurti, “andaj do të punojmë shumë në këtë drejtim”.
Me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në seancën e Kuvendit të mërkurën ka kaluar rishikimi i buxhetit për vitin 2021./SHQIP.com