Xheisara: Nuk flas me familjarët, më kanë hedhur në rrugë kur u bëra këngëtare

Xheisara është njëra nga banoret që sapo ka hyrë në Big Brother Vip.
Ajo që në fillim është treguar e çiltër, duke rrëfyer për jetën dhe karrierën e saj profesionale.
Por, së fundmi ajo ka treguar një histori që ka bërë të emocionohet banorët e tjerë të shtëpisë së famshme.
E njëjta ka treguar se nuk flet me familjarët e saj, të cilët e kanë dëbuar nga shtëpia pasi ajo zgjodhi të bëhej këngëtare.
“Nuk flas me shumë njerëz në shtëpi. Nuk flas sepse kur jam bërë këngëtare më kanë hedhur në rrugë. Më kanë hedhur se kanë dashur të më fejojnë që të vogël. Unë nuk jam fejuar. Kam ikur 17 vjeç nga shtëpia. Edhe kam fjetur 20 ditë rrugëve në Tiranë”
“Mamit i kam thënë jam shumë mirë. Kam nëntë vite që jetoj vetëm. Nëntë vite që nuk kam patur asnjë njeri të më pyes a kam bukë apo nuk kam bukë”, u shpreh ajo.
Tutje theksojmë se bukuroshja është në nominim së bashku me Egzonën dhe Tanin./SHQIP.com