Lajme

Dy podujevas ua drejtojnë “kallashin” policëve, ikin dhe janë ende në kërkim

Policia e Kosovës

Në Podujevë në orët e hershme të mëngjesit dy persona të dyshuar kanë dëmtuar veturën e një personi tjetër.

I dëmtuari, më pas ka lajmëruar Policinë, përcjell Shqip.com.

Mirëpo, ballafaqimi i policëve me dy të dyshuarit nuk ishte i zakontë.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar  se pas një mosmarrëveshje  dy të dyshuar meshkuj kosovarë, i kanë dëmtuar veturën e tij.  Të dyshuarit duke u drejtuar armën (AK-47) i kanë kanosur zyrtarët policorë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë.

Ilustrim

Me vendim të prokurorit është bastisë shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjetë asgjë e dyshuar.

Të dyshuarit gjenden në kërkim policor ndërsa rasti është nën hetime nga njësitë relevante./Shqip.com