Rozë

Publikohen detaje për vdekjen e artistit Edi King

Edi King

Artisti i njohur, Eduard Meraku, i njohur si Edi King, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

I ndjeri ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare, teksa thuhet se ka pësuar infrakt.

Edi King, nesër (e premte) do të përcjellët për në banesën e tij të fundit në varrezat e qytetit të lindjes në Pejë, shkruan Njëshi.

Ceremonia mortore, do të zhvillohet në ora 13:00.

Meraku, ishte pjesë e grupit të njohur të pop-rock-ut, “Seleksioni 039”, por kishte kohë që ishte ndarë nga muzika.

Projekti i fundit i tij është  “Meraku” i publikuar në vitin 2018./SHQIP.com