Lajme

Aktakuzë ndaj dy personave për “falsifikim të parave”

Prokuroria Speciale e Kosovës.
Prokuroria Speciale e Kosovës.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj dy të pandehurve M.B., dhe Sh.B., për “falsifikim të parasë”, përcjell Shqip.com.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, dy të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të “falsifikimit të parasë”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy të pandehurve me inicialet M.B dhe Sh.B.

Prokuroria Speciale njofton se dy të pandehurit M.B dhe Sh.B. duke vepruar në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ’Falsifikim i parasë’ nga neni 296 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 30 aktakuza kundër 33 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 18 persona janë ndaluar për 48 orë dhe se janë bërë 13 kërkesa për caktim të paraburgimit të 16 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale./SHQIP.com