Sulmohet fizikisht një i burgosur në Dubravë
Publikuar:
(13.01.2022 10:12:53)

Një i burgosur në Qendrën Korrektuese në Dubravë është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar në ambientet e qendrës.
Rasti kishte ndodhur të martën, ndërsa në polici është raportuar një ditë më pas.
“Qendra Korrektuese, Dubravë, 11.01.2022-13:50. Me 12.01.2022 është raportuar se në ambientin e qendrës, pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovar e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (të burgosur)”, thuhet në raportin e policisë.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Rasti është duke u hetuar si “Lëndim i lehtë trupor”./SHQIP.com