Tjetër rekord për Ibrahimovic

Ai nuk po ndalet dot, me 40 vite në supe po vazhdon të thyej rekorde.
Zlatan Ibrahimovic, e ka shënuar edhe një herë emrin e tij në librat e futbollit.
Me golin e shënuar kundër Venezias, sulmuesi suedez tani e ka tundur rrjetën kundër 80 klubeve të ndryshme në ligat kryesore të Evropës në 22 vitet e fundit, duke e barazuar Cristiano Ronaldon.
Tashmë, ai dhe portugezi janë dy futbollistët e vetëm në histori që kanë një statsistikë të tillë.
Cristiano e kishte arritur këtë në dhjetor të vitit të kaluar, kundër Burnleyt.
Kurse, Ibra e gjeti rrugën për te ky gol të veçantë, pas një asistimi të dhënë nga Rafael Leao – nga krahu i majtë.
Ndër vite, suedezi ka luajtur në skuadra të ndrshme evropiane si: Ajax, Juyventus, Inter Barcelona, PSG, Manchester United dhe dy herë të Milani.
Zlatan, ka zhvilluar 13-të paraqitje në këtë sezonë të Series A, kurse ka është autor i shtatë golave.
Kontrata e tij me kuqezinjtë skadon në fund të sezonit, por me shumë zgjasë qëndrimin e tij në klub deri në qershor të vitit 2023.
Reprezentuesi suedez u kthye në Milan për një periudhë të dytë në janar 2020. Ai ka 91 gola në 148 ndeshje me kuqezinjtë.

Formë të lartë po kalojnë edhe rosonerët si skuadër.
Të udhëhequr nga Stefano Pioli, Milani gjenden në vendin e parë në Serie A, me 48 pikë të grumbulluara, por ka dy ndeshje më shumë se Interi, që ka dy pikë më pak. /Shqip.com