Chelsea i kthehet fitoreve, Lukaku i kthehet golave

Kampionët e Evropës – i janë kthyer fitoreve.
Chelsea ka triumfuar me rezultat të thellë 5-0 ndaj Chesterfield, në kudër të FA CUP.
Londinezët ishin më të mirë që nga fillimi i takimit dhe për asnjë momente nuk e vunë në dyshim epitetin e fituesit.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Timo Werner, kur po zhvillohej minuta e pestë e takimit.
Për të dyfishuar rezultatin u përkujdes Hudson Odoi, kurse për 3-0 shënoi Romelu Lukaku.
Sulmuesi belg – u rikthye në skuadër pasi kishte munguar ndaj Liverpoolit – për shkak të intervistëts së dhënë, ku kishte disa “thumbime” për trajnerin Thomas Tuchel.
Në 20-të ndeshje të zhvilluara, në të gjitha garat, ai është autor tetë golave dhe dy asistimeve.
Radha për të shënuar i erdhi edhe Andre Chrisitiensen, kurse godtijen e fundit e dha Hakim Ziyech.
Në anën tjetër, e gjitha çka mundën të bëjnë skuadra misfire ishte realizimi i golit të nderit nga Akwasi Asante.
Disa nga rezultatet tjera nga ndeshjet që u zhvilluan sonte në “Fa Cup”:
Swansea City 2-3 Southampton
Hull City 2-3 Everton
Leicester City 4-1 Watford
Millwall 1-2 Crystal Palace /Shqip.com