Kek me çokollatë të shkrirë

Nëse zgjidhja e këtij vikendi është qëndrimi në shtëpi, atëherë përgatitja e një ëmbëlsire është e duhura për të kaluar në një mënyrë aktive.
Keku më çokollatë të shkrirë, mund të jetë ëmbëlsira e këtij vikendi.
Përbërësit
1 1/2 kupë (filxhan, gotë) miell
150 gr gjalpë i zbutur
3/4 kupë sheqer (më pak nëse nuk e preferoni shumë të ëmbël)
3 vezë
Pak kripë
Pak vanilje
Lëkurën e 1 limoni dhe 1 portokalli
1 lç pluhur pjeke

Përgatitja:
1. Rrahim gjalpin me sheqerin deri sa të tretet plotësisht
2. Shtojmë vezët 1 nga një si dhe esencën e vaniljes
3. Shtojmë miellin dhe pluhurin e pjekjes dhe pak kripë
4. Në fund shtojmë lëkurën e limonit dhe portokallit
5. E hedhim masën në formë dhe e pjekim në furrë të para ngrohur në temperaturë 180⁰C për afërsisht 45-50 minuta.