Sport Ndërkombëtar

Australia ia anulon vizitën Djokovicit, ai duhet të largohet të enjten

Novak Djokovic

Australia i ka anuluar vizën tenistit Novak Djokovic për të marrë pjesë në turneun e madh të tenisit “Australian Open”, përcjell Shqip.com.

Shteti synon ta dëbojë Djokovicin të enjten, por që avokatët e tij pritet që të apelojnë rreth këtij vendimi.

Lexo edhe:
Djokovic do luaj në “Australian Open” – ani pse nuk është vaksinuar

Si rezultat i apelimit të avokatëve të tij që pritet të ndodhë së shpejti, ekziston edhe një mundësi e fundit që tenisti të bëhet pjesë e garës.

Turneu “The Australian Open” fillon më 17 janar, ku deri më tash tenisti serb ka qëndruar në Aeroportin e Melburnit, teksa babai i tij ka thënë se nëse tenisti dëbohet nga Australia, do të fillojnë protestat në rrugë.

“Po e mbajnë rob djalin tim. Nëse nuk e lirojnë atë për gjysmë ore, do të luftojmë kundër tyre në rrugë”, ka deklaruar ai.

 Ndryshe, tenisti serb nuk u lejua të futej në Australi për shkak se ekipi i tij ka aplikuar për vizë të gabuar, raportojnë mediat australiane./SHQIP.com