Djokovic do luaj në “Australian Open” – ani pse nuk është vaksinuar
Nuk është vaksinuar kundër COVID-19, por do të luajë në “Australian Open”.
Novak Djokovic është lejuar të marrë pjesë në këtë kompeticion – duke bërë një shkelje të rregullave.
Djokovic do të shmangë karantinën e hotelit pas mbërritjes – trajtim që nuk i ofrohet qytetarëve të thjeshtë.
Kjo ka zgjuar shumë debate në rrjetet sociale – teksa nuk kanë munguar kritikat nga kolegët e tij, tenistë.
Disa lojtarë u shprehën të habitur me vendimin, duke përfshirë lojtarin britanik të dyfishtë Jamie Murray, i cili tha në Kupën ATP në Sidnej: “Unë mendoj se nëse nuk do të isha unë që nuk do të isha vaksinuar, nuk do të kisha një përjashtim”.
Tenisti nga Serbia, ka qenë i zëshëm në kundërshtimin e tij për të marrë vaksinën, duke bërë thirrje për liri në të gjithë botën. Të martën, Gjokoviç shkroi në Instagram se ai ka “një leje përjashtimi”.
Të mërkurën, rastet e përditshme të Australisë me COVID-19 arritën një rekord të lartë për të tretën ditë radhazi.
Zyrtarët raportuan një rekord 64,758 raste të reja të mërkurën, shumica në Uellsin e Ri Jugor dhe Victoria – shtetet më të populluara të vendit. /Shqip.com