Lajme Ballkan

“Lajçak ka shpalosur zgjidhje të reja në dialog, por Prishtina nuk ka dashur t’i dëgjojë”

Miroslav Drecun.

“Miroslav Lajçak ka shpalosur zgjidhje të reja por që Prishtina as nuk ka dashur t’i dëgjojë derisa Beogradi ka qenë i gatshëm t’i pranojë”.

Kështu ka deklaruar kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Miroslav Drecun, i cili deklaroi se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, “kurrë s’kanë folur hapur, por vetëm përmes negociatorit, transmeton Shqip.com..

“Çfarë më brengos është se delegacioni i Prishtinës kurrë s’ka folur hapur, por vetëm përmes negociatorit. Ata nuk duan që t’i hapin arkivat, ata u dedikohen problemeve.

Ata refuzojnë që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel, veçanërisht atë për asociacionin. Qëllimi strategjik i Prishtinës është spastrimit etnik i serbëve”, ka thënë ai, raporton Kosovo Online./SHQIP.com